Thaçi: Masat e qeverisë të pamjaftueshme, të gjithë mjekët dhe teknikët mjekësor të punësohen me vendime pune

Maqedonia

Thaçi: Masat e qeverisë të pamjaftueshme, të gjithë mjekët dhe teknikët mjekësor të punësohen me vendime pune

Më: 6 prill 2020 Në ora: 13:28
Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare vlerëson se masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante janë të pamjaftueshme, në një kohë kur epidemia me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut po përshkallëzohet ndësa situata tashmë e rënduar mund të përkeqësohet edhe më tepër.

Në konferencën për media të Komisionit të Shëndetësisë në PDSH, foli edhe kreu i kësaj partie Menduh Thaçi, i cili përveç se përsëriti qëndrimin se masat e qeverisë janë të pamjaftushme, shtoi se e pamjaftueshme dhe jokorrekte është edhe sjella e qytetarëve kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe izolimin.

Ai tha se partia e tij do të propozojë që Qeveria urgjentisht të mundësojë të punësohen me vendim pune të gjithë mjekët e diplomuar, stomatolog, infermierë, motra medicinale të cilët janë të papunësuar.

Thaçi deklaroi se në qoftëse ka implikime buxhetore për të realizuar këtë, të ndërpriten të gjitha kontratat në vepër personave të cilët janë angazhuar para kampanjës zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat