Nga e mërkura ora policore prej orës 16:00, gjatë fundjavës ajo do të zgjasë 24 orë

Maqedonia

Nga e mërkura ora policore prej orës 16:00, gjatë fundjavës ajo do të zgjasë 24 orë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 14:45
Qeveria e Maqedonisë

Nga dita e mërkurë në Maqedoni ora policore do të fillojë nga ora 16:00 deri në orën 05:00, ndërsa gjatë fundjavave ora policore do të zgjasë 24 orë.

Këtë vendim sot e ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për këtë njoftoi edhe zv.kryeministri Bujar Osmani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këto masa Qeveria i propozon për të parandaluar përhapjen e coronavirusit në vend.Kujtojmë që gjatë orës policore do të mund të lëvizin vetëm ata të cilët paraprakisht kanë siguruar leje të posaçme nga institucionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat