Mickoski: Propozojmë shpërblim në të holla për ata që janë të kyçur në luftën ndaj coronavirusit

Maqedonia

Mickoski: Propozojmë shpërblim në të holla për ata që janë të kyçur në luftën ndaj coronavirusit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 15:43
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, thotë se partia e tij propozon që të ketë ndihmë me të holla për të gjithë ata që janë të kyçur në luftën ndaj coronavirusit.

Në takimin e tij me ministrin hungarez për Punë të Jashtme, Mickoski tha se Hungaria ka dëshmuar humanitet, në lidhje me ndihmat që erdhën nga ky shtet gjatë ditës së sotme.

“Kjo është vizita e parë ndërshtetërore prej se u mbyllën kufijtë dhe pandemia me coronavirusin arriti kulminacionin. Në kushte të kufijve të mbyllur, kjo është vizita e parë e një vendi anëtar të BE-së në këto kohë krize. Falënderim edhe për reagimin e shpejtë të Qeverisë hungareze. Javën e kaluar realizuam komunikim dhe kumtova se nevojitet ndihmë dhe ajo sot po realizohet”, tha Mickoski.

Ai theksoi se tani nevojitet të tregohet humanitet dhe të veprohet, secili në korniza të mundësive dhe mjeteve të veta me të cilat disponon dhe shtoi se tani nuk është koha për politikbërje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat