Osmani: Gjendja në Strugë dhe rrethinë është serioze, por masat do të japin rezultate

Maqedonia

Osmani: Gjendja në Strugë dhe rrethinë është serioze, por masat do të japin rezultate

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:44
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot, në Llabunishtë, Strugë së bashku me Zëvendësministrin e Shëndetësisë, Armend Arslani, realizuan takim me Drejtorin e Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti dhe Kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive D-r. Karaxhoski, lidhur me shtabin lokal të krizave, për koordinim të aktiviteteve dhe për parandalim të zgjerimit të sëmundjes dhe për mënyrën e shërimit të të sëmurëve.

Sipas njoftimit të SÇE-së, u bë mbikëqyrje, e numrit të konstatuar në mënyrë të konsiderueshme të rritur të të infektuarve, numër i cili arin 25, si dhe 4 të vdekur, që na alarmojnë se këtij rajoni i është e nevojshme ndihmë më e madhe.

Si koordinues, Osmani potencoi konkluzionet e trupit për koordinim të shtabeve të krizave në komuna, për formim të shtabeve lokale në nivel të bashkësive lokale, me theks të veçantë në mjediset rurale, ku nga afër do të mund të ndiqet gjendja në teren dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë tu ndihmohet qytetarëve.

Osmani potencoi edhe rekomandimet e reja të Qeverisë për përforcim të masave për izolim dhe orë policore, për çka shprehi bindje se kjo është zgjidhja më e mirë për momentin për tu parandaluar rritja e shpejtë e epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat