OBRM-PDUKM: Qeveria duhet të ndërmerr masa

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria duhet të ndërmerr masa

Më: 7 prill 2020 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “shteti është pranë kolapsit, me dhjetëra jetë shuhen për shkak se sistemi nuk arrin  t’u ofrojë mbrojtje qytetarëve”.

“Punëtorët shëndetësorë për çdo ditë sakrifikojnë veten, duke rrezikuar edhe jetën e tyre pa mjete, ndërsa prioritet i qeverisë së  Zaevit është shtypja e parave të reja me mbiemër që nuk u pranua në referendum. Bizneset tani po mbyllen, punëtorët mbeten në rrugë  ndërsa prioritet i qeverisë së Zaevit është sigurim i parave ekstra për familjarët dhe partiakët në PSP të cilët ndihmuan dhe heshtën  në zhvatje”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre gjendja me epideminë është alarmante dhe se Qeveria duhet menjëherë të fillojë të ndërmerr hapa.

“Qytetarët, shëndetësia dhe ekonomia s’kanë asnjë interes nga këto vendime qeveritare. Çdo ditë numri i të infektuarve rritet , por rritet edhe numri i të vdekurve. Çdo denar duhet të shkojë te menaxhimi i epidemisë, posaçërisht te pasojat që vijnë, për shkak se çdo jetë është e rëndësishme dhe çdo vend pune është i rëndësishëm. Më vjen keq që Filipçe u shndërrua në person me statistika që prezanton vetëm numra të zi. Ai duhet të kapë punën dhe ta organizojë sistemin shëndetësor. Për çdo ditë infektohen punëtorë shëndetësor të cilët janë të domosdoshëm në luftimin me coronavirusin”, shprehen nga kjo parti.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se shteti duhet t’i mbrojë punonjësit shëndetësor, të blihen pajsije mjekësore dhe të përgatiten objekte që do të jenë alternativë i spitaleve dhe më e rëndësishmja është që të fillohet testimi masiv, sipas rekomandimeve të OBSH-së.

“Duhet të kërkohet ndihmë humanitare shtesë nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe sa më shpejt të organizohet blerja e materialeve shëndetësore, doreza, maska për punonjësit shëndetësorë dhe qytetarët”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat