Në Maqedoni janë mbyllur 48 objekte hotelierike për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga Covid-19

Maqedonia

Në Maqedoni janë mbyllur 48 objekte hotelierike për mosrespektimin e masave për mbrojtje nga Covid-19

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Drejtuesja e Këshillit të Inspektoratit në Maqedoni, Magdalena Filipovska-Grashkoska, sot në konferencë për shtyp tha se Inspektorati i Tregut ka mbyllur gjithsej 48 objekte hotelierike në gjithë territorin e vendit, për shkak të mos respektimit të masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Ajo tha se konstatimi i përgjithshëm i Inspektoratit të Tregut është se shumica e subjekteve respektojnë masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por për fat të keq disa nga objektet e hotelierisë, veçanërisht në zonat rurale, vazhdojnë të shkelin masat.

Filipovska-Grashkoska njoftoi se Inspektorati ka kryer më shumë se 3.000 inspektime midis 2 dhe 5 prillit, ku janë mbyllur rreth 215 aparate për kafe (kafematë).

Ajo bëri thirrje deri tek qytetarët që rreptësisht të shmangin përdorimin e aparateve për kafe dhe ujë sepse ato mund të jenë burim i infektimit.

Filipovska-Grashkoska deklaroi se gjithashtu po kryhen kontrolle mbi produktet që kanë çmimet e ngrira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat