Havziu: Të punësuarit të kenë kujdes se çfarë kontrata firmosin

Maqedonia

Havziu: Të punësuarit të kenë kujdes se çfarë kontrata firmosin

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:55
Foto Ilustrim

Inspektorati Shtetëror i Punës apelon deri tek të punësuarit që të mos firmosin kontrata apo vendime për largim nga puna në rast se nuk janë të sigurt se çka nënkuptojnë ato.

Drejtori i Inspektoratit të Punës Alaudin Havziu, tha se rekomandimi është që të kihet kujdes se çka firmoset apo të bëhen konsulta me ekspertë të fushës.

Ai në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi se deri tek ky institucion kanë arritur shumë parashtresa nga punëtorët të cilët kanë qenë të detyruar që të firmosin vendime për largim nga puna apo se ju ofrohen marrëveshje për punë me orar të shkurtuar.

“Për fat të keq kemi shumë parashtresa dhe po shqyrtohen në pajtim me ligjin. Apelojmë që të punësuarit të bëjnë kujdes se çfarë firmosin. Mund të paraqiten në inspektoratin e punës në çdo kohë, dhe në çdo njësi rajonale. Janë theksuar numrat e inspektoratit dhe ata përgjigjen në çdo thirrje dhe mund t’i konsultoni. Të punësuarit të mos nënshkruajnë asgjë për të cilën nuk kanë njohuri apo dyshojnë që më pas të kenë pasoja”, porositi Havziu.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur ankesa nga disa të punësuar, të cilët thonin se janë detyruar nga punëdhënësit të nënshkruajnë kontrata të reja, me të cilat është paraparë largimi i tyre nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat