Bilanc i frikshëm në Maqedoni, ndërrojnë jetë edhe 5 persona

Maqedonia

 Bilanc i frikshëm në Maqedoni, ndërrojnë jetë edhe 5 persona

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:47
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit, pesë persona të infektuar me virusin korona kanë ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për një pacient nga Kumanova 52 vjeçar, një paciente nga Labunishta e Strugës 65 vjeçare, një paciente nga fshati Çellopek, rrethina e Tetovës 62 vjeçare dhe një paciente nga Shtipi, 81 vjeçare.
Sipas ministrisë, edhe në Kumanovë në shtëpinë e tij, ka ndërruar jetë një pacient në moshë 53 vjeçare.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 29 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Sipas qyteteve:
– Shkup 15
– Kumanovë 7
– Prilep 1 dhe
– Koçani 3

Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 599 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat