PTHP-Maqedoni: Padi penale për më shumë se 500 persona, nuk i kanë respektuar masat

Maqedonia

PTHP-Maqedoni: Padi penale për më shumë se 500 persona, nuk i kanë respektuar masat

Më: 7 prill 2020 Në ora: 22:02
PTHP-Maqedoni

Prokuroria Publike deri më tani ka ngritur padi penale kundër më shumë se 500 personave për mosrespektimin e masave për parandalimin e sëmundjes Kovid-19.

etëm në Shkup janë paraqitur 178 persona të cilët nuk i kanë respektuar masat e përcaktuara. Padi janë ngritur edhe për qytetarë të Dibrës, Prilepit, Manastirit, Kumanovës, Strumicës, Gostivarit, Tetovës, Gjevgjelisë, Kavadarit, Delçevës, Radovishit, Berovës, Shën Nikollës, Shtipit, Ohrit, Kërçovës, Strugës dhe Koçanit.

Informacioni përmbledhës për paditë e paraqitura, i publikuar në ueb faqen e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i referohet periudhës nga 17 mars deri në 7 prill dhe azhurnohet çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat