Pompeo: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO e forcon Aleancën

Maqedonia

Pompeo: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO e forcon Aleancën

Më: 8 prill 2020 Në ora: 08:36
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo edhe një herë e ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut si anëtaren e 30-të të NATO-s.

Në takimin me gazetarët ai ka deklaruar se me hyrjen e vendit në NATO, Aleanca po forcohet “kolosalisht”.

“Kjo është edhe një dëshmi për vendet që dinë se aleanca me kombet e lira të Perëndimit është mënyra më e mirë të arrihet siguri, stabilitet dhe prosperitet për kombin e tyre”, ka thënë Pompeo.

Konferenca e djeshme për shtyp e Pompeos, madje ka qenë e përkushtuar tërësisht në rrezikun e përhapjes së coronavirusit në SHBA dhe përpjekjet që i bën Departamenti i shtetit në riatdhesimin e amerikanëve nga zonat e rrezikuara në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat