Dimitrov: Qytetarët të jenë të kujdesshëm nga lajmet e rrejshme

Maqedonia

Dimitrov: Qytetarët të jenë të kujdesshëm nga lajmet e rrejshme

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:52
Nikolla Dimitrov

“NATO përmes mekanizmit të saj për ndihmë në njëfarë mënyre ka rolin e një qendre koordinimi midis kërkesave dhe nevojave të shteteve anëtare në përballjen me Covid-19 dhe atyre që mund të ofrojnë ndihmë, përmes mekanizimit mundësojnë”.

Kështu tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili në një intervistë për “Sllobodna TV”, ndër të tjera, foli për pjesëmarrjen e tij të parë të plotfuqishme në takimin e Aleancës, pasi Maqedonia e Veriut u bë zyrtarisht anëtarja e 30-të.

Ai përkujtoi se ndihma e parë për vendin në atë kuptim mbërriti nga Norvegjia, respiratorët mekanikë, ndërsa sot pasdite një aeroplan turk do të aterojë në Shkup me ndihmën prej andej.

“Më parë, Hungaria, Sllovenia, SHBA-ja dhe Holanda ofruan ndihmë për sistemin shëndetësor. BE-ja doli me një paketë 400 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, rreth 70 milionë për vendin tonë, për pasojat ekonomike”, tha Dimitrov.

Dimitrov shprehu kënaqësi sepse për 20 vjet ka qenë pjesë e rrugës për në Aleancë, ndërsa tani ka biseduar për herë të parë me 29 kolegët e tjerë, jo për kandidaturën e Maqedonisë së Veriut, por për problemet e tjera botërore. Solidariteti, gjegjësisht lufta kundër virusit Kovid-19, është një nga ato probleme globale.

Ministrat në kuadër të NATO-s gjithashtu folën për luftën kundër lajmeve të rreme, ndërsa Dimitrov kërkoi vigjilencë dhe kujdes nga qytetarët sepse në një gjendje të jashtëzakonshme, terreni për përhapjen e lajmeve të rreme është tokë pjellore.

Ai tha se kishte inicuar një letër të përbashkët me ministrat e jashtëm të rajonit, që Ballkani Perëndimor, të përjashtohet nga regjimi special për eksportin e maskave mbrojtëse dhe skafanderëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat