Bekteshi: S’është e vërtetë se hoteleritë nuk i përdorin masat qeveritare

Maqedonia

Bekteshi: S’është e vërtetë se hoteleritë nuk i përdorin masat qeveritare

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:16
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se nuk janë të vërteta informacionet që dje i njoftoi Oda hotelerike-turistike e Maqedonisë se subjektet juridike hotelerike nuk do t’i përdorin masat për mbështetje.

Bekteshi thotë se Qeveria që nga fillimi i krizës ka pasur kuptim për sektorin e turizmit, hotelerik dhe transportit dhe se për këtë arsye masat e para kanë përfshirë pikërisht këto sektorë.

Sipas Bekteshit këto masa mundësojnë kredi pa interes si dhe subvencionim të kontributeve.

Gjatë ditës së djeshme oda turistike-hotelierike e Maqedonisë bëri të ditur se mijëra objekte që ata përfaqësojnë nuk do t’i shfrytëzojnë masat qeveritare për shkak se janë të pakënaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat