KE: Shkalla e të burgosurve në Evropë e pandryshuar, në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar

Maqedonia

KE: Shkalla e të burgosurve në Evropë e pandryshuar, në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar

Më: 8 prill 2020 Në ora: 17:56
Foto Ilustrim

Shkalla e të burgosurve në nivelin evropian për 100.000 banorë vitin e kaluar mbeti pothuajse e pandryshuar nga një vit më parë, ndërsa në Maqedoni ajo ka shënuar rënie për 29 përqind, sipas studimit të fundit të Këshillit të Evropës për situatën në burgjet evropiane, të përgatitur nga Universiteti i Lozanës.

Siç informon korrespondenti i AIM-së, që nga 31 janari 2019, sipas të dhënave nga 50 administrata të burgjeve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, në institucionet ndëshkimore ishin 1.540.484 të dënuar, që do të thotë se niveli i përgjithshëm ishte 106 të burgosur për 100.000 banorë. Në 45 administratat e burgjeve që paraqitën të dhëna për vitet 2018 dhe 2019, shkalla e përgjithshme e të burgosurve mbetet e qëndrueshme, me një rritje të vogël nga 104 në 104.5 të burgosur për 100.000 banorë. Përqindja e personave të arrestuar nga numri i përgjithshëm i të burgosurve gjithashtu mbeti e pandryshuar në 22 përqind.

Rusia kryeson listën e vendeve me nivelet më të larta të burgjeve në 386 të burgosur për 100.000 banorë, përpara Turqisë me 329, Gjeorgjia (270), Lituania (232), Azerbajxhani (218) dhe Republika Çeke (203). Ndiqen nga Moldavia (197), Polonia (190), Sllovakia (189), Mali i Zi (186), Shqipëria (185), Letonia (183) dhe Estonia (181).

Maqedonia e Veriut ka një normë prej 103 të burgosurish për 100.000 banorë.

Pa përfshirjen e vendeve me një popullsi më të vogël se 300.000, niveli më i ulët i të burgosurve u regjistrua në Islandë (40), Finlandë (50), Hollandë (56), Suedi (60), Norvegji (61), Bosnjë dhe Hercegovinë (66), Slloveni (67), Danimarka (69), Armenia (76) dhe Gjermania (77).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat