Inspektorati i Bujqësisë-Maqedoni: Eksporti dhe Importi i prodhimeve bujqësore po zhvillohet papengesa

Maqedonia

Inspektorati i Bujqësisë-Maqedoni: Eksporti dhe Importi i prodhimeve bujqësore po zhvillohet papengesa

Më: 8 prill 2020 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Nga 15 marsi deri më sot, Inspektorati Shtetëror për Bujqësi ka kryer 4.100 inspektime fitosanitare, të cilat mundësuan që eksporti dhe importi i produkteve bujqësore të kryhen në gjendje të jashtëzakonshme pa asnjë vonesë.

Nga Inspektorati thonë se të gjitha pikat e kontrollit kufitar, si dhe pikat e kontrollit brenda vendit, funksionojnë çdo ditë.

“Personat juridikë që eksportojnë dhe importojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut deklaruan se janë të kënaqur me efikasitetin e punës së inspektorëve, të cilët japin kontribut të rëndësishëm në vendosjen e produkteve bujqësore vendase. Vetëm sot, deri në orën 4 pasdite, në pikën kufitare të Tabanoc, 87 ekzaminime fitosanitare janë kryer nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat