Dimitrov me kolegët e Ballkanit me kërkesë deri tek Bashkimit Evropian

Maqedonia

Dimitrov me kolegët e Ballkanit me kërkesë deri tek Bashkimit Evropian

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:22
Nikolla Dimitrov

Me nismë të shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov, ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor i dërguan sot një letër Komisionit Evropian, me kërkesë për përjashtim të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Rregullorja e BE-së, me të cilën disa produkte mjekësorë për mbrojtje personale u vendosën nën regjim të kufizimeve të eksportit ose licencave të veçanta eksportuese, përcjell GazetaExpress.

Siç komunikoi Ministria e Punëve të Jashtme, letra i është dërguar eurokomisarit për Tregti, Fill Hogan, komisarit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe nënkryetar i KE-së Xhozep Borell.

“Koronavirusi është përhapur në të gjitha pjesët e kontinentit evropian dhe që të fitohet ky kërcënim i përbashkët kërkon solidaritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Duke pasur parasysh që të parët në frontin me koronavirusin janë punonjësit shëndetësor, të gjithë duhet të sigurohemi që ata të kenë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse personale në çdo kohë. Kjo është arsyeja pse ne, partnerët nga rajoni, jemi bashkuar dhe urgjentisht i propozojmë Komisionit Evropian në propozimin për rishikimin e legjislacionit aktual për të parashikuar përjashtimin nga nevoja për leje të veçanta eksporti për rajonin tonë”, thuhet në letër.

Në tej në letër shtohet se rajoni i Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës, i rrethuar nga vendet anëtare të BE-së.

“Përjashtimi do të dërgojë sinjal të fuqishëm se të gjithë ne si evropianë po punojmë së bashku për t’u përballuar me sukses dhe për të kapërcyer këtë sfidë të madhe”, qëndron në letrën e shefave të diplomacive të Ballkanit Perëndimor në një letër drejtuar Komisionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat