Manastir, në mesin e të infektuarve me virusin korona ka edhe një fëmijë

Maqedonia

Manastir, në mesin e të infektuarve me virusin korona ka edhe një fëmijë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:26
Foto Ilustrim

Në mesin e të infektuarve me virusin korona nga Manastiri ka edhe një fëmijë, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje thonë se dy rastet e fundit të regjistruara me virus korona në Manastir, janë një bashkëshort dhe një fëmijë i një gruaje që paraprakisht është infektuar.

Në Manastir gjithsej ka 8-të persona të infektuar me virus korona. Në mesin ka edhe personel mjekësor të një spitali privat, por edhe një qytetar i një Shtëpisë së Pleqve, ku janë marrë mostra edhe të personave tjerë të cilët kanë pasur kontakt me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat