Katër infermiere në mesin e 13 të infektuarve të sotëm me coronavirus në Kumanovë

Maqedonia

Katër infermiere në mesin e 13 të infektuarve të sotëm me coronavirus në Kumanovë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:29
Kumanova

Nga Qendra për Shëndet Publik njoftojnë se në mesin e 13 të infektuarve me coronavirus në Kumanovë janë katër infermiere.

Numri i të infektuarave në Kumanovë për çdo ditë po rritet, madje numri më i madh i vdekjeve është pikërisht në këtë qytet duke përfshirë këtu edhe lehonën 27 vjeçare që humbi jetën në klinikën infektive në Shkup.

Edhe 46 raste të reja me coronavirus në Maqedoni. Poashtu qyteti i Kumanovës ka numri më të madh të punonjësve shëndetësor të infektuar me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat