Pendarovski-Erfogan: Solidaritet dhe aleancë në luftimin kundër Covid-19

Maqedonia

Pendarovski-Erfogan: Solidaritet dhe aleancë në luftimin kundër Covid-19

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:11
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski në bisedë telefonik falënderoi kryetarin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për ndihmën në pajisje mjekësore, skafandra, maska dhe teste, duke shtuar se aleanca dhe solidaritet mes shteteve janë të rëndësishme gjatë këtyre ditëve të rënda.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Pendarovski ka shprehur solidaritet dhe përkrahje për Turqinë në përpjekjet në luftën kundër Covid-19 duke marrë parasysh se Turqia është mes vendeve më të prekura me 40.000 të infektuar dhe mbi 800 persona të vdekur. Në këtë kontekst ai shprehu ngushëllime dhe uroi shërim për të infektuarit.

Në lidhje me gjendjen në vend me epideminë e coronavirusit dhe me heqjen e pasojave, Pendarovski njoftoi presidentin e Turqisë se gjendja mbetet stabile dhe se Maqedonia e Veriut është ndër shtetet e para në rajon që nisi aktivitetet për luftimin e pandemisë.

“Në këtë kontekst, kryetari Pendaroski shtoi se shteti përgatitet edhe për sfidat që priten të vinë në ekonomi pas kalimit të pandemisë, duke potencuar rëndësinë e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Dy presidentët u shprehën të kënaqur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa Pendarovski falënderoi Erdoganin për përkrahjen e Turqisë në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat