Filipçe për gjendjen me coronavirusin: 68 pacientë të hospitalizuar në klinikë, për 4 pritet testi i dytë kontrollues

Maqedonia

Filipçe për gjendjen me coronavirusin: 68 pacientë të hospitalizuar në klinikë, për 4 pritet testi i dytë kontrollues

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:27
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar rreth gjendjes me pandeminë e Covid-19.

Ai tha se në Klinikën Infektive të hospitalizuar ka 68 pacientë, prej të cilëve me gjendje klinike më të rëndë janë 20, ndërsa 7 janë në gjendje më të rëndë dhe janë vendosur në makinë respiratore.

Filipçe tha se për katër pacientë priten rezultatet e testit të dytë kontrollues dhe nëse janë negative, ata do të lëshohen në shtëpi, si të shëruar. Edhe 46 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministri konfirmoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja, ndërsa gjithsej janë testuar 341.

Filipçe tha se sot Ministria e Shëndetësisë do të shpall thirrje publike për blerjen e makinave respiratore.

Ndryshe, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni (663), deri tani 37 janë shëruar ndërsa 30 kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat