Inspektorati Shëndetësor i Maqedonisë me disa vërejtje për spitalet private dhe publike

Maqedonia

Inspektorati Shëndetësor i Maqedonisë me disa vërejtje për spitalet private dhe publike

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me 223 kontrollime ka kontrolluar entet shëndetësore publike dhe private. Inspektorët kanë kontrolluar pajisjen dhe respektimin e protokollove.

“Sa i përket respektimit të protokolleve në punën dhe mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse nga të punësuarit, ka disa vërejtje të vogla në disa ente shëndetësore dhe këto janë i janë dhënë menaxhmentit. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pret që të gjithë të punësuarit t’i pranojnë vërejtjet dhe t’i përmirësojnë lëshimet për ta mbrojtur shëndetin e tyre dhe shëndetin e atyre përreth”, shprehen nga inspektorati.

Inspektorati paralajmëroi se do të bëhen kontrolle të reja nëse janë zbatuar vërejtjet dhe nëse janë përmirësuar lëshimet që tashmë janë vërtetuar.

Nga ky inspektorat thonë se çdo institucion ka pajisje mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat