Bora bllokon disa akse rrugore në Maqedoni

Maqedonia

Bora bllokon disa akse rrugore në Maqedoni

Më: 15 prill 2020 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Për shkak reshjeve të borës sot në mëngjes në orën 06:40 është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë- Dibër, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndalesë për automjete të rënda transportuese është vendosur edhe në qafën malore Strazhë nga ora 04:20.

Nga LAMM informojnë se sot prej orës 12 deri në orën 15 në aksin rrugor Kërçov-Ohër afër fshatit Vërbian për shkak minimit komunikacioni do të ndërpritet deri në orën 10 e 15 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat