E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët, e premtja për ortodoksët

Maqedonia

E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët, e premtja për ortodoksët

Më: 15 prill 2020 Në ora: 12:10
Maqedoni

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa në Maqedoni, 17 prilli (e premte) është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks.

Ndërsa 20 prilli (e hënë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit. Të hënën do të shënohet dita e dytë e Pashkëve, sipas kalendarit ortodoks.

MPPS i uron qytetarët ortodoks për festën e Pashkëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat