Raporti i mëngjesit për komunikacionin në Maqedoni

Maqedonia

Raporti i mëngjesit për komunikacionin në Maqedoni

Më: 16 prill 2020 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata ndërsa intensiteti nëpër akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Për qytetarët e Maqedonisë vendkalimet kufitare për dalje nga shteti janë të mbyllura.

Gjithashtu të mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, pasagjerët dhe automjetet, përveç për transitimin e automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje të përshtatshme nga MPB.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat