Reagon Maksim Dimitrievski: Takimi në Kumanovë është mbajtur me kërkesë të Qeverisë - Bota Sot
Reagon Maksim Dimitrievski: Takimi në Kumanovë është mbajtur me kërkesë të Qeverisë

Maqedonia

Reagon Maksim Dimitrievski: Takimi në Kumanovë është mbajtur me kërkesë të Qeverisë

Më: 17 prill 2020 Në ora: 18:25
Maksim Dimitrievski

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, ka reaguar pas informacioneve se ai nuk i ka respektuar masat për mbrojtje nga Covid-19, gjatë takimit me funksionarët qeveritar në Kumanovë.

Dimitrievski i cili dje doli pozitiv me coronavirus, thotë se takimi në Kumanovë nuk është mbajtur me iniciativë t tij, por me kërkesë të Qeverisë.

“Në asnjë moment nuk kam lejuar që me sjelljen time të rrezikoj shëndetin e dikujt tjetër. Për pesë ditë kemi pritur rezultatet e testeve që po bëheshin për herë të dytë për të gjithë stafin e Shtabit të Krizave, anëtarët shoqërues dhe njerëzit e angazhuar në zona me rrezik. Takimi në Kumanovë me zyrtarët qeveritar nuk u mbajt me ftesën time, por me kërkesë të Qeverisë”.

“Informacionin se vazhdimisht zhvillohen kontrolle shëndetësore ndaj personave nga Shtabi i Krizave në komunë ka qenë publik, kjo ka qenë e ditur për të gjithë anëtarët e Shtabit dhe institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë në nivel lokal. Të gjithë të pranishmit kanë mbajtur maska, përveç në momentin kur kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe unë po jepnim deklarata për mediat, por duke mbajtur distancën e rekomanduar”, shkruan mes tjerash Dimitrievski.

Ai më tje thekson se Kumanova është qytet me numër të madh të të infektuarve dhe ka kërkuar me javë nga Qeveria që të izolohen.

“Le të konfirmohet gjendja faktike dhe mungesat eventuale sistematike, lëshimet dhe përgjegjësia. Nuk dua që kjo situatë të kalojë në debat publik pa nevojë, duhet të koncentrohemi dhe të gjithë t’i bashkojmë forcat për ta mposhtur epideminë”, shkruan Dimitrievski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat