Në Gostivar filloi aksioni për mbledhjen e pajisjeve teknologjike për nxënësit që vinë nga familjet me rrezik social

Maqedonia

Në Gostivar filloi aksioni për mbledhjen e pajisjeve teknologjike për nxënësit që vinë nga familjet me rrezik social

Më: 21 prill 2020 Në ora: 19:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

‘Organized Youth Association’ nisi me fushatën për dhurimin e pajisjeve elektronike nxënësve që vinë nga familjet me rrezik social ndërsa me dhurimin e këtyre pajisjeve, të rinjve nga Gostivari do t’ju mundësohet ndjekja e mësimin online.

Kjo organizatë aksionin e zbaton në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të cilët më herët njoftuan se në Komunën e Gostivarit ka rreth 800 nxënës që janë jashtë procesit arsimor.

“Ky armik i padukshëm i goditi të gjithë. Goditi arsimin dhe procesin arsimor. Edhe pse pjesa më e madhe e nxënësve kanë mundësi ta ndjekin mësimin përmes internetit, megjithatë ka të tillë që janë jashtë procesin arsimor disa javë. Për këtë arsye ne ju bëjmë apel bashkëqytetarëve tanë, kompanive dhe mërgimtarëve të dhurojnë lap-topët, telefonat celularë dhe tabletat që nuk i përdorin dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e realizimit të ëndrrës së nxënësve”, tha Vlora Demiri nga ‘Organized Youth Association’.

Dhurimi filloi sot dhe do të zgjasë deri të enjten ndërsa pajisjet mund të dërgohen në objektin e komunë prej orës 11:00 deri në ora 14:00 ku do të evidentohet çdo pajisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat