Në Maqedoninë e Veriut shërohen 48 persona me Covid-19

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut shërohen 48 persona me Covid-19

Më: 22 prill 2020 Në ora: 16:42
Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar sot 48 pacientë të shëruar. Prej tyre, 6 pacientë kanë qëndruar në spital ndërsa 42 të tjerë janë shëruar në kushte shtëpie.

Numri i të infektuarve me Covid-19 në këtë shtet vazhdon të shënoj rënie, shkruan Alsat.

Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, kështu numri i të infektuarve ka arritur në 1269.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup me gjithsej 11 rast, në Prilep janë 9 të infektuar, ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga 2, në Veles 3 dhe në Valandovë 1 person.

Gjatë 24 orëve të fundit, një 54 vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë në spitalin “8 shtatori”.

Viktima ishte pranuar në spital më 9 prill në gjendje të rëndë shëndetësore. Me rastin e fundit numri i të vdekurve në vendin shkon në 56. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat