Sindikata e zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit kërkon përjashtim nga kufizimi për shtesat e rrogës

Maqedonia

Sindikata e zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit kërkon përjashtim nga kufizimi për shtesat e rrogës

Më: 24 prill 2020 Në ora: 09:18
Ilustrim

Sindikata e zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit reagon ndaj dekretit që kufizon pagimin e shtesave të pagave për prill dhe maj dhe kërkon që zjarrfikëset të përjashtohen nga ajo.

Në një komunikatë, sindikata thekson se janë koshient për gjendjen, në të cilën ndodhet vendi, por tha se ka trajtim joadekuat.

“Ne kërkojmë që kërkesa jonë për përjashtim nga ky vendim të plotësohet dhe dëshirojmë që ju të dini se zjarrfikësit kanë zemër dhe shpirt të madh dhe me të gjitha rreziqet që sjell ky profesion, ata do të durojnë dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve. Sidoqoftë, mendojmë se ashtu si anëtarët e njësiteve speciale “Tigrat” dhe “Ujqit” në kuadër të MPB-së dhe MM-së ndërhyjnë vetëm në situata të jashtëzakonshme dhe ata nuk janë të përfshirë në këtë dekret, kështu edhe ne duhet të vendosemi në radhët e shërbime të uniformuara intervenuese dhe kështu të trajtohemi në këtë rast”, qëndron në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat