Zhbogar i dorëzon MPJ-së pajisjet e para mjekësore të siguruara nga BE

Maqedonia

Zhbogar i dorëzon MPJ-së pajisjet e para mjekësore të siguruara nga BE

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:51
Samuel Zhbogar

Abasadori i Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar i dorëzoi 12 ventilatorët e parë mekanikë Ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe zv. ministrit të Shëndetësisë, Armend Arsllanit, për të forcuar kapacitetin e sistemit shëndetësor në luftën kundër COVID-19. BE gjithashtu ka siguruar 5.000 maska mbrojtëse. Kjo dërgesë e parë është pjesë e përkrahjes së paralajmëruar të BE-së prej 4 milion eurosh për qeverinë e Maqedonisë së Veriut për blerjen urgjente të pajisjeve dhe materialeve të nevojshme mjekësore.

“Kjo është dërgesa e parë e mbështetjes së solidaritetit të BE-së për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër COVID-19. Do të kemi dërgesa shtesë gjatë javëve të ardhshme. E mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim vendin dhe qytetarët e tij në tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët”, tha Ambasadori Zhbogar.

Në pajtim me prioritet e qeverisë, BE do të sigurojë gjithsej 20 ventilatorë mekanikë, 20 monitorues të kujdesit intensiv, 626 grupe për 31.300 teste dhe gati 40.000 copë pajisje të ndryshme mjekësore si maska ​​oksigjeni, filtra dhe materiale të tjera të nevojshme për nevoja të sektorit shëndetësorë. Fondet e siguruara do të përdoren gjithashtu për të blerë pajisjet mbrojtëse vërtet të nevojshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor, përfshirë 30.000 maska ​​për fytyrën, 100.000 maska ​​kirurgjikale, 750.000 doreza kirurgjikale, 20.000 syze dhe pajisje të tjera mbrojtëse themelore. Kjo është mbështetja më e rëndësishme ndërkombëtare që vendi po merr në trajtimin e pasojave të epidemisë së re të coronavirusit.

Blerja e pajisjeve dhe materialeve mjekësore po e zbaton Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), e cila në mënyrë globale po aktivizon procedurat për blerje emergjente për të ndihmuar vendet të reagojnë ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia. Sasia e përgjithshme e pajisjeve dhe materialeve pritet të dorëzohet në fillim të qershorit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat