Spasovski: Sot e kujtojmë ditën më të errët të historisë së Maqedonisë së Veriut - Bota Sot
Spasovski: Sot e kujtojmë ditën më të errët të historisë së Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Spasovski: Sot e kujtojmë ditën më të errët të historisë së Maqedonisë së Veriut

Më: 27 prill 2020 Në ora: 13:15
Oliver Spasovski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka kujtuar 27 prillin, ditën kur u sulmua Kuvendi, duke thënë se, sulmi dhe tentimi për okupim të shtëpisë së demokracisë ishin agresion kundër çdo qytetari të Maqedonisë dhe të themeleve të parlamentarizmi.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se, veprimet e tyre nuk ishin vetëm krim i organizuar, por ishin tradhti e idealëve dhe parimeve të lirisë dhe demokracisë.

“Sot e kujtojmë ditën më të errët të historisë më të re në shtetin tonë. Më 27 prill të vitit 2017, me qëllim monstruozë dhe me dhunë, u organizua dhe u zbatua aksion kriminel nga liderët e partisë së atëhershme qeveritare të cilët ishin të vendosur që të mbesin në pushtet me çdo kusht, pa ndjenjën për pasoja të ambicieve të tyre të errëta”, tha Spasovski.

Spasovski ka shtuar se, sulmuesit, për të realizuar planin dhe qëllimin e tyre monstruoz, ishin të gatshëm edhe për likuidim të disa prej anëtarëve të Kuvendit.

“Që të mos ndodhë tragjedi e madhe dhe më e keqja, ndihmuan mençuria dhe vetëdija e shumicës së deputetëve, guximi i individëve dhe nxitja e fortë te çdonjëri prej tyre që marrëzia të përfundoj pa pasoja tragjike. Përfaqësuesit e lirisë de demokracisë megjithatë fituan, ndërsa shteti i kapur sot është anëtar i NATO-s dhe vend që ka filluar negociatat për anëtarësim në BE”.

Sot bëhen tre vite nga sulmi ndaj Kuvendit të Maqedionisë së Veriut. Më 27 prill të vitit 2017, protestues të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqej nga persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, pasi u zgjodh për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferi nga shumica parlamentare, u futën me dhunë në Kuvend dhe rrahën deputetët dhe gazetarët që ishin brenda. Nga dhuna në Kuvend, u lënduan mbi 100 persona në mesin e tyre edhe deputetë dhe gazetarë. Ndër deputetët më së shumti që kanë qenë të lënduar ka qenë Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, Zoran Zaev i LSDM-së, Oliver Spasovski dhe deputetë të tjerë të LSDM-së.

Ky sulm u cilësua nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm si “sulm ndaj demokracisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat