Angelovska: Nga linja “Covid 1” janë miratuar 631 kredi pa interes

Maqedonia

Angelovska: Nga linja “Covid 1” janë miratuar 631 kredi pa interes

Më: 29 prill 2020 Në ora: 11:44
Angelovska

Janë aprovuar gjithsej 631 kredi pa interes me shumë totale prej 4.7 milion euro përmes linjës “Covid 1” të Bankës së Maqedonisë për Zhvillim, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska.

Kompanitë që kanë marrë fonde, punësojnë 5.588 persona, tha Angelovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kreditë e aprovuara sipas strukturave janë 76 përqind për mikro-ndërmarrjet me deri në 10 të punësuar, 22 përqind për firmat e vogla me deri në 50 punonjës dhe 1 përqind për ndërmarrjet e mesme me deri në 250 të punësuar. Nga gjithsej 4.7 milion euro të aprovuara, 2.1 milion euro kanë shkuar për kompanitë e transportit, 2.4 milion euro për kompanitë nga sfera hotelerike dhe 200.000 euro për firmat e turizmit”, theksoi Ministrja.

Ajo gjithashtu tha se kompanitë mikro dhe të vogla që përdorin masat e ndihmës financiare të qeverisë do të mund të zvogëlojnë numrin e të punësuarve për 15%, të mesëm për 10% dhe të mëdha për 5%.

Ministrja informoi se nga sot, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga të gjitha industritë do të mund të aplikojnë për linjën e re të kredive pa interes “Covid 2″ në vlerë prej tetë milion eurosh”, shkruan Angelovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat