Angellovska: Risitë për subvencionet për paga janë në dobi të punëtorëve dhe punëdhënësve

Maqedonia

Angellovska: Risitë për subvencionet për paga janë në dobi të punëtorëve dhe punëdhënësve

Më: 30 prill 2020 Në ora: 17:37
Nina Angellovska

Ministrja e Financave Nina Angellovska, sot ka folur në lidhje me kushtet e reja për masën për subvencionimin e pagave për disa kompani.

Ajo tha se bëhet fjalë për ndryshime të paramenduara mirë, që sipas saj do të fitojnë edhe punëtorët edhe punëdhënësit.

Pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e sektorëve më të prekur – turizmit dhe hotelerisë, ministrja Angellovska tha se janë zgjidhur të gjitha dilemat dhe çështjet e hapura që lidhen me këtë masë.

Turizmi, hotelieria dhe transporti janë sektorët që do të jenë në gjendje të kombinojnë këtë masë për të subvencionuar pagat për punonjësit me atë të subvencionimit të 50 për qind të kontributeve.

“Për të gjitha kompanitë nga këta tre sektorë që kanë punuar me fitim, realisht nuk kanë bërë humbje në dy vitet e kaluara, nuk janë debitorë në listën e DAP-së dhe nuk kanë kredi mbi 90 ditë të vonuara, mund t’i kombinojnë këto dy masa”, deklaroi Angellovska.

Ndërsa hotelierët shpresojnë të fillojnë së shpejti punën për të mbuluar shpenzimet themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat