Osmani: Korniza negociuese e KE-së sipas informatave tona, do të prezantohet më 3 qershor

Maqedonia

Osmani: Korniza negociuese e KE-së sipas informatave tona, do të prezantohet më 3 qershor

Më: 1 maj 2020 Në ora: 13:55
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot deklaroi se korniza negociuese e Komisionit Evropian, sipas informatave me të cilat disponojnë, do të prezantohet më 3 qershor.

“Korrniza negociuese llogaritet si dokumenti më i rëndësishëm me të cilin vendet anëtare i konfirmojnë pozitat e tyre, ndërsa pastaj Komisioni Evropian i cili teknikisht negocion në emër të vendeve anëtare, duhet t’i respektojë ato pozita dhe pastaj vazhdimisht t’i informojë vendet anëtare. Informatat tona janë se Komisioni, këtë kornizë negociuese do ta prezantojë më 3 qershor kur Komisioni do të dalë edhe me pako të re të masave të zgjerimit, përkatësisht edhe raporti vjetor për progres”, theksoi Osmani në konferencën për shtyp.

Ai tha se me kornizën negociuese definohet rrjedha, struktura, vargu i kushteve kyçe të cilat duhet të pranohen, megjithatë, siç citoi, procedurat nëpër të cilat duhet të zbatohen negociatat nën klauzolën asgjë nuk është dakorduar derisa gjithçka nuk dakordohet, që do të thotë se negociatat mbesin të hapura deri në harmonizimin e kompletuar të tekstit të marrëveshjes mes dy palëve të cilat në fund nënshkruajtën dhe pastaj u ratifikuan.

“Kjo draft kornizë negociuese, ky projekt-version shkon pastaj në KOELA, ai është Komiteti për zgjerim dhe negociata si trup i Këshillit të BE-së, ku harmonizohen pozitat e vendeve-anëtare për tekstin e kornizës negociuese, pastaj në KOREPER-Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm, ata janë ambasadorët e vendeve-anëtare në BE, pastaj Këshilli për punë të brendshme, ato janë ministrat e Evropës dhe Këshillit Evropian në fund, shefat e shteteve dhe kryeministrat dhe ne presim që ky harmonizim të ndodh në qershor gjatë Samitit të qershorit me çka hapet mundësia për mbajtje të Konferencës së parë ndërkombëtare”, potencoi Osmani.

Kjo, sipas Osmanit do të thotë se korniza negociuese mund të miratohet gjatë kryesimit kroat, ndërsa konferenca e parë ndërkombëtare mund të mbahet gjatë kryesimit gjerman. Ajo, konsideron Osmani, është jashtëzakonisht rrethanë e volitshme për ne duke e pasur parasysh se ajo është mbështetës i fuqishëm i zgjerimit. Konferenca, sipas pritjeve, mund të mbahet diku mes shtatorit dhe dhjetorit të këtij viti.

Ai porositi se tani më e rëndësishme është çështja e negociatave të mbetet mbipartiake dhe të gjithë së bashku të punojnë në mbylljen sa më të shpejtë të negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat