Numri i të shëruarve më i madh se i rasteve aktive me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

Numri i të shëruarve më i madh se i rasteve aktive me Covid-19 në Maqedoni

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:08
Ilustrim

Deri tani në vend janë regjistruar 1.465 raste pozitive të Covid-19, prej tyre janë shëruar 738 persona, ndërsa kanë vdekur 77. Janë kryer gjithsej 16.437 teste. Për momentin aktive janë 650 raste.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pohoi se është zgjedhur modeli ideal për vendin tonë dhe sistemin tonë shëndetësor për ballafaqim me pandeminë, dhe se tani mund të shihen rezultatet, në fakt gradualisht po zvogëlohet numri i pacientëve të diagnostikuar dhe numri i testeve.

“Qasja të testohen pacientët me simptome, të izolohen kontaktet e tyre mendoj se dha rezultate. Çdo vend e zgjodhi sistemin e tyre autentik, çdo vend ka karakteristika të tyre të sistemit shëndetësor. Në lidhje me rekomandimet e OBSH-së për rezultatin në Suedi. Vdekshmëria në Suedi është më e madhe, ajo është dikur rreth 12 për qind supozoj se është ndër pesë vendet e para në botë sipas mesatares së personave të vdekur. Dhe në atë kuptim diskutabile është nëse mund të rekomandohet si model i mirë”, potencoi Filipçe duke shtuar se mospasja e kufizimeve me qëllim që të krijohet imunitet sipas tij është jashtëzakonisht e rrezikshme të rekomandohet dhe të bëhet.

Sa i përket përqindjes për faktorin e transferimit, ministri theksoi se ai është nën nivelin kombëtar, por ata janë duke pritur për disa ditë të tjera, e vlerësojnë mirë numrin e pacientëve, dhe duan të sigurojnë për disa ditë që numri i pacientëve të diagnostikuar të jetë aq i vogël, që me siguri të thuhet se pandemia ngadalë po zvogëlohet.

I pyetur në lidhje me deklaratën e djeshme të mjekut Velo Markovski, i cili tha se virusi do të kthehet në vjeshtë, Filipçe tha se ka disa punë që i detyrojnë të mendojnë ashtu.

“Së pari bëhet fjalë për virus që është respirator, ndërsa të gjitha viruset respiratore kthehen në muajt e vjeshtës. Puna e dytë është në lidhje me atë që ende tani është supozim, me siguri vijojnë hulumtime, studime etj,.. Megjithatë ka një trend të disa rasteve në vendet ku është e obligueshme vaksina e BSZH-së, që është gjithashtu virus pulmonar. Do të thotë ka ndonjë lidhshmëri saktë nuk dihet, ne absolutisht duhet të jemi të gatshëm dhe në atë drejtim shkojmë. Me këtë sfidë me të cilën tani përballemi, jo vetëm ne por e tërë bota, përvoja na mësoi dhe na bëri më të gatshëm, për disa sfida të ardhshme. Është e mundur të kemi pik të ardhshëm të pacientëve, në muajt e vjeshtës dhe atëherë plotësisht ende më shumë do të komplikohet me ndonjë shifër, zakonisht shifra të rritura siç ishte edhe sezonin e kaluar. Nuk mund të supozojmë në grip sezonal. Në atë kuptim shkojnë parashikimet dhe përgatitjet të cilat i ndërmarrim”, shtoi Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat