Maqedoni: 55 shkelje të orës policore, arrestohen 45 persona

Maqedonia

Maqedoni: 55 shkelje të orës policore, arrestohen 45 persona

Më: 4 maj 2020 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Gjatë ditës së kaluar në gjithë territorin e vendit MPB ka regjistruar 55 shkelje të orës policore.

Nga këto raste 45 persona kanë përfunduar në stacion policor, ndërsa ndaj të tjerëve do të merren masa adekuate.

Sipas të dhënave të MPB-së, në 24 orët e kaluara 63 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 11 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Zyrtarët policor kanë kryer kontrolle tek persona që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa tetë prej tyre nuk e kanë respektuar masën e izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat