Maqedoni: 49 persona nuk respektojnë orën policore

Maqedonia

Maqedoni: 49 persona nuk respektojnë orën policore

Më: 8 maj 2020 Në ora: 11:45
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave të MPB-së, në gjithë territorin e vendit gjithsej 49 persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje, përkatësish orën policore.

Prej tyre 37 persona janë privuar nga liria, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhëna për t’u gjobuar më vonë.

Gjithashtu sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme 26 personave u janë dhënë vendime për izolim ndërsa 84 të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Policët poashtu kanë kontrolluar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar ndonjë shkelje të masës së izolimit apo vetizolimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat