Taravari thotë se propozimi i LSDM-së që zgjedhjet të mbahet më 14 qershor nuk është korrekt

Maqedonia

Taravari thotë se propozimi i LSDM-së që zgjedhjet të mbahet më 14 qershor nuk është korrekt

Më: 11 maj 2020 Në ora: 23:02
Arben Taravari

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për TV 24 deklaroi se partia e tij që zgjedhjet të mbahen në fund të korrikut apo fillim të gushtit dhe se propozimi i LSDM-së që zgjedhjet të mbahen më 14 qershor nuk është korrekt.

“Ky do të jetë propozimi ynë në takimin e liderëve, por përsëri do t’i dëgjojmë të gjithë, do të bisedojmë dhe shpresoj se do të arrijmë konsensus siç ishte rastin më 12 prill, për anulimin e zgjedhjeve për shkak të Covid-19 edhe tan shpresoj se do të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Mendoj se propozimi i LSDM-së më 14 qershor është jokorrekt”, tha Taravari.

Në pyetjen nëse është i mundur që zgjedhjet të mbahen në datën e propozuar nga ASH duke marrë parasysh pushimet verore, Taravari thotë se për shkak të gjendjes me coronavirusin, nuk do të ketë pushime gjatë kësaj vere.

Sipas tij, vendet turistike do të jenë të limituar me numra dhe se turzmi këtë vit do të jetë në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat