Carovska: Situata me coronavirusin është menaxhuar mirë

Maqedonia

Carovska: Situata me coronavirusin është menaxhuar mirë

Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:56
Mila Carovska

Zv.kryeministrja për Çështje Ekonomike Mila Carovska, vlerëson se si shoqëri është menaxhuar mirë situata me coronavirus, por edhe qytetarët i kanë respektuar masat.

Sa i përket hapjes se çerdheve, sipas saj nëse fillojnë me pune pjese te ndryshme te kapaciteteve ekonomike, duhet të nisin me punë edhe çerdhet.

“Megjithatë para se kjo te ndodhe duhet te mbarojë skriningu, ku do të bëhet testimi i të punësuarve në çerdhe, me pas të përgatiten objektet. Hap-pas hapi, po hidhen hapa pozitivë. Megjithatë nuk duhet te krijohet eufori, por kujdes”, tha Carovska.

Situata dramatike, sipas saj, nuk ka pasur ne vendin tone sa i përket coronavirusit, pasi gjendja është menaxhuar me kujdes.

Sa i përket protestës së paralajmëruar, ajo thotë se kanë të drejtë të protestojnë, por duhet te respektohen masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat