OBRM-PDUKM kërkon rritjen e numrit të testimeve për Covid-19

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon rritjen e numrit të testimeve për Covid-19

Më: 13 maj 2020 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Igor Nikollov nga OBRM-PDUKM nëpërmjet një konference për shtyp tha se “qasja jo e përshtatshme dhe joadekuate e Qeverisë në luftën kundër coronavirusit na solli në situatën kur kemi vdekshmëri më të madhe në rajon, më shumë se Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria bashkërisht”.

“Edhe pse përqindjet e të infektuarve janë të ngjashme në të gjitha vendet e rajonit, përqindja e vdekshmërisë në Maqedoni është disa herë më e madhe nga vendet tjera. Kjo mund të jetë indikator se po fshihet numri i vërtetë i të infektuarve. “, tha Nikollov duke sqaruar se duhet të rritet numri i testimeve.

Sipas tij, përqindja e vdekshmërisë në Maqedoni është bindshëm më e madhja në rajon, për shkak se numri i të infektuarve është disa herë më i madh nga numri zyrtar i të infektuarve dhe që të mbahet numri i të infektuarve në nivel të vogël, thotë Nikollov, nuk po bëhen teste.

“OBRM-PDUKM alarmoi që të bëhet skrining masiv, dhe kjo do të jetë mënyra e vetme për të parë se me çka luftojmë dhe seri ku jemi me epideminë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë opozitare maqedonase, vetëm me rritjen e numrit të testimeve do të dihet se çfarë masash duhet të merren.

“Kërkojmë rritjen e numrit të testimeve. Vetëm kështu do të dimë se si duhet të veprohet se çfarë masa duhet të ndërmerren, dhe kështu do të dimë kur mund të shkojmë në zgjedhje”, tha mes tjerash Nikollov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat