Grabitet një postë në Ohër, policia arreston të dyshuarin

Maqedonia

Grabitet një postë në Ohër, policia arreston të dyshuarin

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:50
Foto Ilustrim

Filiala e Postës së Maqedonisë në Ohër, është grabitur këtë mëngjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

Nuk janë dhënë detaje se sa ka qenë shuma e parave të marra nga personi i dyshuar, ndërsa policia e Ohrit e ka konfirmuar rastin.

“Është arerstuar një person, i cili dyshohet se e ka kryer vjedhje në postën në qendër të Ohrit. Për momentin merren masa për zbardhjen e rastit, si dhe çfarë është vjedhur”, thonë nga SPB Ohër.

Pas zbardhjes së rastit dhe konfirmimit të detajeve, SPB Ohër ka paralajmëruar informacione rreth kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat