Maqedoni, rritet numri i të infektuarve të rinj nga coronavirusi

Maqedonia

Maqedoni, rritet numri i të infektuarve të rinj nga coronavirusi

Më: 15 maj 2020 Në ora: 09:43
Ilustrim

Përsëri në rritje është numri i të infektuarve të rinj me coronavirus në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 29 raste të reja. Me këtë numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1.723, numri i vdekjeve është 95, numri i të shëruarave 1.235 dhe 393 raste aktive.

Numri më i madh i të diagnostifikuarve është në Shkup 588 dhe 138 raste aktive, Kumanova 411 dhe 47 raste aktive, Prilep 190 dhe 62 raste aktive, Tetova 126 dhe 63 raste aktive.

Masat kufizuese janë duke u lehtësuar. Filluan të punojnë qendrat tregtare, bastoret sportive, autoshkollat, ordinancat stomatologjike. Qeveria poashtu pritet të miratojë një plan për javën e ardhshme për hapjen e kafeneve dhe restoranteve, por kjo do të varet edhe nga situata epidemiologjike dhe respektimi i masave.

Deri më tani ende nuk mendohet për shkurtim të orës policore, ndërsa Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së djeshme dha vendim anuloi Vendimin për regjim të veçantë të lëvizjes për personat më nën 18 vjet dhe të moshuarit mbi 67 vjet.

Me këtë vendim, këta persona do të mund të lëvizin prej orës 5 deri në ora 19:00, si qytetarët tjerë. Deri më tani më të moshuarit mund të dilnin nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 12 ndërsa të miturit prej ora 13:00 deri në ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat