LSDM: Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur

Maqedonia

LSDM: Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur

Më: 16 maj 2020 Në ora: 10:27
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM thonë se ato si palë përgjegjëse në këtë periudhë të rëndësishme ka tre përparësi – mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, transformimin e shpejtë të ekonomisë dhe institucioneve funksionale, si garant i demokracisë së fortë.

Nga atje thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat tashmë janë shpallur dhe që janë shtyrë, duhet të mbahen në mundësinë e parë të mundshëm, ndërsa fushata zgjedhore dhe votimi duhet të harmonizohen me protokollet mbrojtëse.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese konfirmon kushtetutshmërinë e dekretit të qeverisë për të ndaluar aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet e shpallura për shkak të coronavirusit. Kjo do të thotë që afatet për procesin zgjedhor vazhdojnë pas gjendjes së jashtëzakonshme.

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, KSHZ-ja duhet të kryejë detyrimet e saj dhe të mbajë zgjedhjet brenda 22 ditëve.

LSDM nuk do të lejojë që sportisti dhe politikani i dështuar Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM të pengojnë proceset demokratike dhe të krijojnë artificialisht një krizë”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat