16 të shëruar dhe 22 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

16 të shëruar dhe 22 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 16 maj 2020 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndetit Publik regjistroi 16 pacientë të shëruar nga coronavirusi në: Shkup-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1 dhe Kratovë-1.

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 462 teste, ndërsa janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në: Shkup-9, Kumanovë-1, Prilep-4, Tetovë-6, Veles-1 dhe Ohër-1.

Në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente (79) e cila ishte shtrirë në spital me 13 maj.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1.762, numri i pacientëve të shëruar është 1.267, numri i vdekjeve është 98.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat