Sindikata e Policisë së Maqedonisë: Asnjë punonjës në MPB nuk duhet të dërgohet në terren pa maskë

Maqedonia

Sindikata e Policisë së Maqedonisë: Asnjë punonjës në MPB nuk duhet të dërgohet në terren pa maskë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Sindikata e Policisë së Maqedonisë pas raportimit se tre punonjës në MPB janë infektuar me Covid-19, i bëri thirrje ministrit Naqe Çulev që të ndërmerr masa të përforcuara dhe aktivitete për të mbrojtur policët që ndodhen në terren.

Ata kërkojnë nga ministri Çulev që policët që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarë t’u sigurohet maska mbrojtëse, doreza dhe të vendoset pika dezinfektuese në çdo njësi të MPB-së.

Nga kjo sindikatë thonë se nuk do të lejohet asnjë punonjës MPB-së të dërgohet në terren pa maskë mbrojtëse, doreza dhe mjete për dezinfektim.

“I bëjmë thirrje ministrit, duke ndjekur shembulline rritjes së paralajmëruar të pagave për 20% për punonjësit shëndetësor që ishin të përfshirë në luftën kundër Covid-19, të rrisin pagat edhe për policët”, thuhet në njoftimin e SPM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat