Komisioni porpozoi 58 orë karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni, Qeveria ende nuk ka marrë vendim

Maqedonia

Komisioni porpozoi 58 orë karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni, Qeveria ende nuk ka marrë vendim

Më: 20 maj 2020 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Ende nuk dihet se si do të jetë regjimi i lëvizjes gjatë fundjavës që vjen.

Komisioni për Sëmundje Infektive në Qeveri dorëzoi propozim ku thuhet që ora policore duhet të fillojë në ora 19:00 të shtunën dhe të zgjasë deri në ora 5 e mëngjesit.

Këtë e vërtetoi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Arsye për këtë propozim vjen si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me coronavirus gjatë ditëve të fundit.

“Të gjitha rastet që i kishim gjatë këtyre ditëve në përqindje të madhe janë për shkak të takimeve familjare që po ndodhin këto ditë. Pikërisht për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, kemi raste të reja. Kështu që vetëm me masa rigoroze mund të kemi efekte të vërteta”, tha ministri Filipçe.

Në rrjete sociale dhe një pjesë e madiave u njoftua se është marrë vendimi për karantinë gjatë fundjavës, Qeveria demantoi duke thënë se deri tani nuk ka mbajtur mbledhje dhe se nuk është marrë asnjë vendim për kufizimin e lëvizjes gjatë fundjavës.

“Sot nuk kishte mbledhje qeveritare dhe nuk janë është marrë asnjë vendim qeveritar. Të gjitha vendimet për masat me menaxhimin me Covid-19 merren me vendime qeveritare. opinioni menjëherë do të njoftohet kur do të caktohet seanca në Qeveri, si dhe për çdo vendim qeveritar”, thonë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat