Ende nuk dihet nëse do të kemi karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni - Bota Sot
Ende nuk dihet nëse do të kemi karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni

Maqedonia

Ende nuk dihet nëse do të kemi karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni

Më: 21 maj 2020 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive që të ketë karantinë gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut, Qeveria deri tani ende nuk ka mbajtur mbledhje për ta miratuar apo refuzuar këtë porpozim.

Sipas propozimit të komisionit, karantina fillon të shtunën në ora 19:00 dhe mbaron të martën në ora 5 e mëngjesit.

Duke pasur parasysh se në propozim karantina fillon nga dita e shtunë në ora 19:00, Qeveria pritet që gjatë ditës së nesërme të vendosë për miratimin apo mosmiratimin e këtij vendimi.

Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për karantinë 58 orëshe nxiti reagime të shumta në opinion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat