Vazhdon skriningu në kopshtet e Maqedonisë, deri më tani dy persona pozitiv në Kovid-19 - Bota Sot
Vazhdon skriningu në kopshtet e Maqedonisë, deri më tani dy persona pozitiv në Kovid-19

Maqedonia

Vazhdon skriningu në kopshtet e Maqedonisë, deri më tani dy persona pozitiv në Kovid-19

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:16
Ilustrim

Dy persona pozitivë në Covid-19 janë zbuluar deri më tani në skriningun e të punësuarve në kopshte në Maqedoni.

Deri dje, sipas statistikës së publikuar të Ministrisë së Shëndetësisë, në kopshte janë kryer 1340 teste dhe vetëm në 24 orët e kaluara 209. Janë konfirmuar dy persona të infektuar, një në Manastir dhe një në Shkup.

Skriningu në kopshte filloi më 13 maj dhe me të janë përfshirë rreth 2.000 punonjës. Qëllimi është të hartohet një protokoll për punën e kopshteve për funksionimin e tyre.

Kopshtet e fëmijëve në vend janë mbyllur që nga 10 marsi me vendim të Qeverisë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat