Thaçi: Zgjedhjet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme - Bota Sot
Thaçi: Zgjedhjet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Maqedonia

Thaçi: Zgjedhjet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:59
Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka treguar qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke thënë se ato duhet të mbahen 22 ditët e ardhshme pas përfundimit të pandemisë Covid-19.

“Qëndrimi jonë është se prej ditës kur ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme aty ku kemi ngelur dhe 22 ditët e ardhshme, pra pas 22 ditësh të kemi zgjedhje. Ne jemi të lidhur me procedurat, dhe duhet ti respektojmë këto procedura për shkak se bëhet një kaos shumë i madh. Ashtu si përherë Ali Ahmeti që shtiret se është për çështje të konsensusit është vetëm shtirje se ai asnjëherë s`ka tregu gatishmëri për ndarje të pushtetit por vetëm për sundim dhe pasje të pushtetit. Ky është një manipulim i radhës i vetë Ali Ahmetit sepse, opinioni e sheh në publik qëndrimin e Ali Ahmetit që s`jep datë, ndërsa brenda në takime të liderëve dhe drejtuesve institucional, po ua përkujtoj, Talati e kundërshtoi ri mbledhjen e parlamentit, dhe ri mbledhja e parlamentit nëse nuk bëhet, detyrimisht shkohet në zgjedhje pas 22 ditëve. Ahmeti sillet kinse e do konsensusin ndërsa Talati ka qëndrim që atë ditë që presidenti ta largojë gjendjen e jashtëzakonshme ai atë ditë ka forcën e Ligjit që ta dekretojë datën”, pohoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH.

Thaçi gjithashtu tha se nuk merr pjesë në takimin e liderëve pasi nuk do të bëhët pjesë, siç tha ai, maskaradës së partive shqiptare që janë shumë në numër. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat