Spasovski: Vendimi për orën policore do merret në bazë të propozimeve të epidemiologëve - Bota Sot
Spasovski: Vendimi për orën policore do merret në bazë të propozimeve të epidemiologëve

Maqedonia

Spasovski: Vendimi për orën policore do merret në bazë të propozimeve të epidemiologëve

Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:02
Oliver Spasovski

Seanca qeveritare për marrjen e vendimit për orën policore do të mbahet në orën 17:00, informoi kryeministri Spaovski.

“Kemi marrë vendime bazuar në propozimet e epidemiologëve, vendimet politike nuk janë zgjidhje për problemet shëndetësore dhe kështu do të marrim të gjitha vendimet e ardhshme, tha kryeministri Oliver Spasovski kur u pyet nëse qeveria do të pranojë rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive që ora policore të fillojë të shtunën nga ora 19:00 dhe të mbaroj të martën në ora 05:00.

“Seanca është caktuar të mbahet në orën 17:00, do të shohim se cilat do të jenë vendimet. Ka rekomandim tre ditë më parë nga Komisioni për sëmundje infektive në lidhje me karantinën, por sot vendosa të caktoj seancën e qeverisë. Nuk ka arsye të tjera, nuk ka keqkuptime, as pikëpamje të ndryshme, ne jemi mjaft të bashkuar që të marrim vendim të bazuar në shkencë dhe jo në politikë”, tha Spasovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat