Pagesa për pensionin e muajit maj fillon dita e mërkurë në Maqedoni

Maqedonia

Pagesa për pensionin e muajit maj fillon dita e mërkurë në Maqedoni

Më: 23 maj 2020 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi informacionin për pagesën e pensioneve për muajin maj të vitit 2020.

Qeveria caktoi Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe Invalidor t’i dorëzojë të dhënat për pensione te bankat më së von deri më 26 maj, dhe më pas bankat, nga dita e mërkurë më 27 ma, pensionistët të marrin pensionin përmes bankomateve.

Gjithashtu rekomandohet që bankat përmes filialeve të sigurojnë para për klientët e tyre dhe pensioni të ndahet sipas lartësisë së pensionit edhe atë:

të mërkurën pagesa të bëhet për pensionet deri në 11.000 denarë, të enjten pensioni deri në 14.000 denarë, të premten deri në 18.000 dhe nga dita e hënë për ata që marrin pension mbi 18.000 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat