Zaev: Zgjedhjet janë zgjidhje, jo problem

Maqedonia

Zaev: Zgjedhjet janë zgjidhje, jo problem

Më: 23 maj 2020 Në ora: 20:07
Zaev

Pavarësisht mosmarrëveshjeve rreth datës së zgjedhjeve, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, nga Strumica tha se do të dëshironte që në zgjedhje të merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja.

Ai beson se zgjedhjet duhet të mbahen në terminin e parë të mundshëm, në përputhje me mundësitë ligjore, por edhe në përputhje me situatën me epideminë. Për më tepër, Zaev thotë se vëzhguesit ndërkombëtarë do të garantojnë, që vullneti i shprehur lirshëm i qytetarëve do të jetë i ligjshëm. Ne kemi një kapacitet të fortë demokratik dhe, si deri tani, do të bëjmë gjithçka që opozita ta mbajë/marrë përsipër përgjegjësinë e vet.” Ka mbaruar koha kur LSDM zbulonte në TV, se kur do të zhvillohen zgjedhjet”-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat